Të gjithë njerëzit në Zvicër kanë të drejtë për kujdesje mjekësore. Në qendrën e azilit, së pari shkoni gjithmonë tek Medic-Help, kur keni shqetësime.
Së pari tek mjeku i familjes
Në Zvicër, mjeku ose mjekja e familjes gjithmonë është pika e parë për t’u drejtuar për sëmundje dhe aksidente. Ata ju trajtojnë dhe ju dërgojnë për në spital ose tek profesionistë të tjerë të specializuar, nëse është nevoja.
Nëse mjeku i familjes i njeh pacientët dhe pacientet e veta dhe historitë e tyre, atëherë ai mund t’i trajtojë ata më mirë. Prandaj shkoni gjithmonë tek i njëjti mjek familjeje.